Lezhë/ Zjarr në katin e dhjetë të një pallati në lagjen 'Skënderbeg'! Tymi i dendur, forcat zjarrëfikëse evakuojnë gjithë banorët (VIDEO)

LEZHË - Një zjarr ka përfshirë katin e fundit të një pallati 10-katësh në lagjen "Skënderbeg" të qytetit të Lezhës, duke shkaktuar panik te banorët. Flakët kanë rënë në apartamentin në pronësi të shtetasit P.Gj., i cili së bashku me familjarët ka arritur të dalë në kohë pa pësuar lëndime.

Zjarrfikësit ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve, me qëllim që ato të mos përhapen në pjesë të tjera të pallatit. Për shkak të tymit të dendur, të gjithë banorët janë evakuuar si masë sigurie.

Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, ndërsa autoritetet po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 20 Shkurt, 10:37

    Primaret në PD, a mendoni se do të jetë një proces i drejtë?



×

Lajmi i fundit

Fituesi i zgjedhjeve në Gjermani, Friedrich Merz: Prioriteti im, Europa të fitojë pavarësinë nga SHBA në fushën e mbrojtjes

Fituesi i zgjedhjeve në Gjermani, Friedrich Merz: Prioriteti im, Europa të fitojë pavarësinë nga SHBA në fushën e mbrojtjes