Libër për jetën seksuale të Britney Spears

Libër për jetën seksuale të Britney Spears
Pritet që së afërmi të tronditet sërish jeta e private e artistes Britney Spears, këtë herë shumë skandale të saj do të zbulohen nga një prej njerëzve të saj më të afërt. Një libër do të nxjerrë të gjitha sekretet mbi jetën e saj seksuale, raporton "The Sun", ku autor është Fernando Flores, ish-truproja e këngëtares, i cili do të zbulojë disa nga netët pasionante të Spears gjatë tureve në koncerte. Flores bën të ditur se ka arritur një marrëveshje prej 1 milionë dollarësh me një shtëpi botuese dhe libri do të dalë, pasi princesha e muzikës pop të martohet me Jason Travick. “Britney ka një uri seksuale të çmendur dhe më ka thënë shumë gjëra mbi turnetë e saj ku ndodhte gjithçka”, ka i ketë thënë Flores një mikut të tij. Ish-truproja ka punuar për Britney Spears deri në vitin 2010 dhe e ka denoncuar këngëtaren për ngacmim seksual, duke e akuzuar se shpesh ajo zhvishej para tij duke e provokuar. Por, Flores pritet të dëgjohet nga gjykata këtë vit për këto akuza, ndërsa çështjen e librit zëdhënësi i Spears e ka mohuar.

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi