LIBAN - Opozita libaneze i ka bërë thirrje qytetarëve të dalin masivisht sot në një tubim duke ju bashkuar funeralit të oficerit të shërbimit inteligjent Wissam al-Hassan. Një veprim që synon ta kthejë gjithçka në një tubim politik kundër autoriteteve siriane dhe kryeministrit libanez Najib Mikati.
Ceremonia e funeralit do të nisë nga zyrat e njësisë së sigurisë e më pas do të kalohet përmes vendit të atentatin për të përfunduar në sheshin e martirëve në qendër të Bejrutit ku prehet edhe babai i tij i vrarë në vitin 2005 po nga një sulm me bomba.
Hassan, i cili zbuloi dy muaj më parë një komplot me bomba që Siria kishte planifikuar brenda Libanit, u vra të premten në Bejrut pas shpërthimit të një makine bombë.
Ngjarje ku mbetën të vrarë edhe shtatë persona dhe u plagosën mbi 80 të tjerë. Ish kryeministri Saad al-Hariri fajësoi Presidentin sirian Bashar al-Assad për bombardimet dhe opozita kërkoi dorëheqjen e tij.
Vdekja e Hassan, një musliman sunni i veriut të Tripolit ka shkaktuar tension në radhët e sunnive. Protestues bllokuan rrugët, dogjën makina dhe objekte nëpër rrugët e Bejrutit dhe Tripolit.
(dm/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com