Një trup i pajetë u gjet të shtunën ndërsa të tjerët u gjetën të premten në një rrugë ku kalonin kontrabande në zonën e al-Masnaa. Mes viktimave të gjetur të ngrirë në dëborë ishin dhe dy fëmijë.
Tre refugjatë të tjerë janë dërguar në spital në gjendje të rëndë, njoftojnë mediat lokale.
UNICEF e quajti tragjike vdekjen e fëmijëve dhe emigrantëve.

"Njerëzit sirianë vazhdojnë të rrezikojnë jetën e tyre dhe jetën e fëmijëve të tyre në një kërkim të dëshpëruar për siguri dhe strehim” tha Geert Cappelaere, Drejtori rajonal i UNICEF për Lindjen e Mesme.
Cappelaere tha se “vdekja e dy fëmijëve ishte një kujtesë për punën që duhet bërë. Duhet të rrisim ndihmat për fëmijët e refugjatëve. Nuk kemi asnjë justifikim, nuk mund të vazhdojmë të humbasim më fëmijë”.
Redaksia Online
A.Gj/Shqiptarja.com
