Irani thotë se dorëheqja surprizë e Kryeministrit libanez Saad al-Hariri është pjesë e një komploti për të ushqyer tensionet në rajon.

Një këshilltar i udhëheqësit suprem të Iranit akuzoi SHBA dhe Arabinë Saudite se janw pas lëvizjes.

Hariri, në një transmetim televiziv nga Arabia Saudite, akuzoi Iranin për mbjelljen e "frikës dhe shkatërrimit" në disa vende, duke përfshirë Libanin.

Ai tha se ishte duke u larguar, sepse ai kishte frikë për jetën e tij.

Babai i Haririt, ish-kryeministri Rafik al-Hariri, u vra në vitin 2005.

Korrespondentët thonë se largimi i tij i papritur ngërthen Libanin në një krizë të re politike dhe ngre frikën se mund të jetë në ballë të rivalitetit rajonal midis fuqisë shiite Irani dhe bastioni sunit Arabia Saudite.

Pas deklaratës të shtunën, politikanët iranianë u rreshtuan për të denoncuar pohimet e zotit Hariri.

"Dorëheqja e Haririt është bërë me planifikimin e [Presidentit të SHBA] Donald Trump dhe Mohammed bin Salman, Princi i Kurorës i Arabisë Saudite", tha Husein Sheikh al-Islam, këshilltar i udhëheqësit suprem iranian Ajatollah Ali Kahmenei.

Z. Hariri, familja e të cilit është afër Arabisë Saudite, ka qenë kryeministër që nga dhjetori 2016, pasi ka mbajtur më parë pozicionin midis 2009 dhe 2011.

Redaksia Online
A.Dr./Shqiptarja.com