BEJRUT- Dy pilotë të kompanisë ajrore “Turkish Airlines” janë rrëmbyer në Liban nga njerëz të armatosur të cilët i detyruan ata të zbrisnin nga një autobus, që po kthehej nga aeroporti i Bejrutit në orët e para të mëngjesit.
Ministria e Jashtme turke dhe Kompania Ajrore turke thanë se ata ishin në kontakte të ngushta me autoritetet libaneze të cilët kanë nisur një hetim të plotë.
Një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme tha se nuk ka ende informacione se kush qëndron prapa rrëmbimeve apo gjendjen shëndetsore të dy punojnsve të linjës ajore sturke.
Gjithashtu ai bëri të ditur se pjesa tjetër e ekuipazhit të fluturimit ishin të sigurt në një hotel në Bejrut dhe do të ktheheshin në Turqi së shpejti.
Forcat libaneze të sigurisë kanë mbërritur në vendin ku ndodhi rrëmbimi dhe në zyrat e “Turkish Airlines” në Bejrut.
Turqia, është duke shpresuar për të çimentuar rolin e saj si një fuqi në Lindjen e Mesme, dhe ka mbështetur rebelët që luftojnë për të përmbysur presidentin sirian Bashar al-Asad.
Redaksia Online
(l.ç/e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com