LIBAN – Një makinë bombë ka shpërthyer në kryeqytetin Libanez, në Bejrut. Sipas zyrtarëve libanezë, nga shpërthimi i fuqishëm kanë humbur jetën 20 persona, kurse 11 të tjerë u plagosën. Shpërthimi ndodhi në një rrugë kryesore të kryeqytetit, ku ndodhet edhe fortesa e sektit islamik Hezbollah.
Shumë automjete dhe disa ndërtesa që ndodheshin aty pranë u shkatërruan nga forca e shpërthimit. Dyshohet se shpërthimi ka lidhje me përfshirjen e sektit islamik në konfliktin në Siri.
Disa pjesëtarë të grupit Hezbollah kontribuan në fitoren të forcave qeveritare siriane në Qusair në afërsi të kufirit me Libanin.
Muajin e kaluar, një bombë dhjetëra persona u plagosën nga një shpërthim në një zonë të afërt të Bejrutit jugor.

(Foto: Shpërthimi në një prej rrugëve kryesore të Bejrutit)
(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com