Merr të tjera përmasa dhuna e shpërthyer në Liban mes grupeve sektare Sunite dhe Alavitëve. Një person u qëllua për vdekje në qytetin e Tripolit dhe dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur nga përleshjet mes tyre.

Sunitët janë kundër regjimit të presidentit sirian Bashar al-Assad që mbështetet nga pakica alavite për shkak se edhe ai i përket këtij grupi.

Një zëdhënës i policisë tha se viktima ishte nga Tripoli dhe i përkiste pakicës Sunnite. Tripoli, qytet me 190 mijë banorë, i dyti më i madh në Liban është strehë e një minorance alavite mes shumicës sunite në zonë.

Ndërkohë, aurotitet kanë bërë thirrje për ndaljen e dhunës dhe ftuan të gjithë qytetarët e Tripolit të arsyetojnë e të mos bëhen pjesë i një lufte të tjetërkujt.

(l.ç/v.gj/shqiptarja.com)