Në Vlorë u prezantua libri “Angjelina Arianiti Komneni – Shpirti i shenjtë i Arbërisë” i botuar nga gazetarja Zenepe Luka në 500 vjetorin e vdekjes së saj. Mes të pranishmëve ishte edhe ministrja e Ekonomisë Anila Denaj dhe kryetari i bashkisë Vlorë, Dritan Leli. Zenepe Luka u vlerësua me medaljen "Mirënjohja" si mbështetës i vazhdueshëm i punës së autores dhe të gjitha zonjave të fondacionit "Nermin Vlora Falaschi".
Kreu i bashkisë Dritan Leli shprehu fjalët më të ndjera dhe vlerësuese për Zenepe Lukën duke e cilësuar si një krenari dhe nder për qytetin. Edhe pse i thërret "Vlonjatja e Importuar", kryebashkiaku i Vlorës Leli shprehet se ky libër mbart në faqet e saj gjak shqiptari dhe ndjesi atdhetare dhe për këtë secili duhet ta ketë në bibliotekën e tij.
"Biseda me ju është një kënaqësi e veçantë dhe ftesa që vjen nga ju është më e privilegjuar. U folën dhe thanë fjalë të ndjera për librin dhe sakrificën e bërjes së librit që nuk mund të ishte ndryshe nga emri i spikatur i një vlonjate e importuar si Zenepe Luka. Të kesh në bibliotekë këtë libër të shkruar me kaq pasion nga Zenepeja është të kesh pak gjak shqiptari të shkruar në faqet e këtij libri. Qyteti i Vlorës është i nderuar që ka një vlerë si Zenepja dhe kjo na bën krenar të gjithëve", tha Leli
Batutat dhe të qeshurat nuk munguan mes Diritan Lelit dhe Zenepe Lukës.
"Këngëtari italian Albano Carrisi ka një dashuri shqiptare që është Zenepe Luka dhe një ndjesi shqiptare që është të qenit qytetar i Vlorës', tha Leli
Ndërsa gazetarja Luka tha se kryebashkiakun e Vlorës nuk e do vetëm ajo por të gjitha gratë e fondacionit të saj.
"I dashur kryetar nuk të dua vetëm unë, por të gjithë gratë e fondacionit. Në rastin tuja jemi krenar që je kryetar i qytetit, pasi kur të do qytetari dhe për më tepër gruaja do të thotë që e ke bërë detyrën mirë", tha Luka
I.K/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?
-
Po
46%
-
Jo
50%
-
Nuk e di
4%
Vota total: 8734
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Sarandë/ Sherri masiv në fshatin Gjashtë, arrest me burg për 2 policët, ‘Detyrim paraqitje’ për 6 personat e tjerë
5 Janar, 17:27
-
Jetë në det! Pasioni i peshkatarëve të Orikumit e Radhimës: Janar-shkurti i vështirë, marsi i mirë në gjueti, shfrytëzimi pa kontroll po e varfëron detin
5 Janar, 16:40
-
Maja e Qorres, specialistët e emergjencave civile ngjiten në 2018 metër lartësi! Në ndihmë të turistëve që humbin rrugën (VIDEO)
5 Janar, 15:27
-
Vlorë/ Tentoi të vjedhë një makinë me karrotrecin e tij në fshatin Panaja, vihet në pranga 31- vjeçari
5 Janar, 10:58
-
Dhjetëra shpendë të ngordhur në Vlorë, Shërbimi Veterinar: Mblodhëm mostra për analizat! Dyshohet për grip shpendësh
5 Janar, 10:42
-
Dhjetëra shpendë të egër të ngordhur në plazhin e Vlorës, ekspertët për Report Tv: Dyshohet për gripin e shpendëve, nesër bëjmë analizat, s’ka rrezik për qytetarët
4 Janar, 17:43
-
Festat mbaruan, fluks i emigrantëve në Portin e Vlorës, 1700 persona në dy ditë! Bie përkohësisht sistemi i doganës maqdonase në Qafë-Thanë, radhë mjetesh (VIDEO)
4 Janar, 15:56
-
Vlorë/ Humbi në Karaburun, gjendet pas 24 orësh turistja austriake (VIDEO)
4 Janar, 15:32
-
Sarandë/ Sherri masiv në fshatin Gjashtë, AMP arreston 8 persona, mes tyre 4 policë! Sekuestrohen 3 pistoleta (EMRAT)
2 Janar, 19:19
-
Vlorë/ Arrestohet hajduti i marketeve, 7 bastisje në 3 javë! Shqyente dyert me leva, e kapën kamerat e sigurisë (EMRI+VIDEO)
2 Janar, 12:54
-
Sarandë/ Sherr masiv mes 12 personave në fshatin Gjashtë! Të përfshirë dhe 4 policë, 3 prej tyre vëllezër! Efektivët ishin jashtë shërbimit (EMRAT+FOTO)
2 Janar, 09:14
-
VIDEOLAJM/ Plazh në janar, qytetarët sfidojnë të ftohtin në Vlorë
2 Janar, 08:14