Liberalizimi i vizave, Hahn:
Kosova në kilometrin e fundit
Komisionari Hahn tha se tani Kosova nuk ka nevojë për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme. Ai theksoi se duhet të krijohet uniteti për kryerjen e detyrave që Kosova ka para vetes
PRISHTINE - Komisionari për Politika Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociata të Zgjerimit, Johannes Hahn, gjatë një konference të përbashkët për shtyp në Prishtinë, me kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa, tha se “Kosova ka arritur në kilometrin e fundit për liberalizimin e vizave, por janë edhe dy kritere për t’u përmbushur, demarkacioni dhe lufta kudër korrupsionit”.
Komisionari Hahn tha se tani Kosova nuk ka nevojë për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme. Ai theksoi se duhet të krijohet uniteti për kryerjen e detyrave që Kosova ka para vetes.
Kryeministri Isa Mustafa ka shprehur përkushtimin e tij për të përmbushur të gjitha kriteret sa i përket çuarjes përpara të axhendës evropiane, në mënyrë që Kosova të integrohet në BE dhe të fitojë liberalizimin e vizave.
“Jemi të përkushtuar që të ketë sundim të ligjit, zhvillim ekonomik dhe joshje të investimeve të huaja”, tha ai.
(er.nu/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ka qene per ju viti 2024?
-
I mire
43.5%
-
I keq
22.7%
-
As i mire as i keq
33.8%
Vota total: 1556
Votat totale janë unike