Ministri i Integrimit Europian në Kosovë ka konfirmuar lajmin se Brukseli do të japë rekomandim pozitiv nesër për liberalizimin e vizave të qytetarëve të Kosovës.

Këtë konfirmim ai e ka bërë për mediat kosovare të cilat thonë se, Çollaku e ka konfirmuar një fakt të tillë. 

"Zyrtarisht konfirmohet ajo çfarë kemi paralajmëruar. Kolegji i Komisionerëve të BE-së nesër vendos për dhënien e rekomandimit për liberalizimin e vizave", ka thënë Çollaku për mediat kosovare.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)