Liberalizimi, Meta: Vendimi lajm
i mirë për të nesërmen evropiane 

Liberalizimi, Meta: Vendimi lajm<br />i mirë për të nesërmen evropiane 
Liberalizimin e vizave për Kosovën e ka përshëndetur edhe kryeparlamentari Meta. Përmes një njoftimi për mediat Meta e ka cilësuar si një lajm mjaft të mirë për të nesërmen evropiane të Kosovës dhe rajonit.

“Ky është një lajm jashtëzakonisht i mirë për gjithë qytetarët e Kosovës. Është lajm mjaft i mirë për të nesërmen evropiane të Kosovës në veçanti dhe gjithë rajonit në përgjithësi. Heqja e regjimit të vizave është mundësia e shkëlqyer për të lehtësuar kontaktet njerëzore, për të nxitur shkëmbimin e mallrave, kapitaleve, vlerave, kulturës dhe ideve ndërmjet BE-së edhe me këtë hapësirë të pandashme evropiane”, - tha z. Meta.

Sakaq, Kryetari i Kuvendit përgëzoi punën e bërë nga autoritetet kosovare në plotësimin e kushteve dhe standardeve të nevojshme që nevojiten për këtë qëllim. Gjithashtu, Meta nënvizoi se ky është një hap më shumë dhe i nevojshëm në procesin e integrimit të vendit në familjen evropiane.

“Heqja e regjimit të vizave është një dëshmi për punën e kryer nga autoritetet kosovare që kanë plotësuar kushtet dhe standardet e nevojshme që nevojiten për këtë qëllim. Ky është një hap më shumë dhe i nevojshëm në procesin e gjatë të integrimit të vendit në familjen evropiane. Realizimi dhe përafrimi i standardeve evropiane në fushën e shtetit të së drejtës dhe reformave tërësore në të gjitha fushata, janë synimet që sjellin progres dhe nxisin progres, - shtoi z. Meta. Heqja e regjimit të vizave është gjithashtu një stacion domethënës në procesin e pandalshëm të Kosovës për njohjen, integrimin dhe anëtarësimin e vendit në institucione dhe organizata të tjera ndërkombëtare, me të drejta të plota si një shtet evropian sovran i qytetarëve të tij evropianë”, - deklaroi Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta.

Redaksai online
(s.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vetëvrasja e Mehmet Shehut para 43 vjetësh, dëshmia e ish-punonjëses së vilës: Kërkoi një kafe dhe një gotë ujë! Ngjarjen e mora vesh kur…

Vetëvrasja e Mehmet Shehut para 43 vjetësh, dëshmia e ish-punonjëses së vilës: Kërkoi një kafe dhe një gotë ujë! Ngjarjen e mora vesh kur…