ROMË, 16 shkurt /ATSH-ANSA/ - U kërkoj fuqive ushtarake botërore të mbështesin Libinë dhe të ndërmarrin sulme ushtarake, përndryshe ISIS-i do të mbërrijë në vendet evropiane, veçanërisht në Itali, deklaroi sot kryeministri libian, Abdullah al Thani.
"Kemi konfirmimin se al Kaeda dhe ISIS-i janë në Tripoli dhe pranë Ben Jawadit", tha al Thani për Reuters-in.
Përsa i përket situatës së brendshme politike, ai nënvizoi se dialogu ishte e vetmja rrugë për të shpëtuar Libinë./ a.jor.