BENGAZI - Një shpërthim ka ndodhur përpara konsullatës egjiptiane në Bengazi në Libi, duke provokuar dëme, por asnjë viktimë. Një polic ka bërë të ditur se një roje sigurie mbeti i plagosur.

Shpërthimi u shkaktua nga një bombë e fshehur në një çantë. Zëdhënësi për Sigurinë në Bengazi, Abdallah al-Zayedi, raportoi se është shembur një pjesë e murit ngjitur me konsullatën dhe u dëmtuan disa makina të parkuara përballë ndërtesës.
 
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)