Libi, lirohet nga burgu i biri Geddaf-it

Libi, lirohet nga burgu i biri Geddaf-it
Saif al Islam Gheddafi, i biri i dytë i kolonelit Muammar Geddafi, është liruar nga burgu i Zitan ku ishte i burgosur.

Sipas agjensisë së lajmeve “ Mena” ai është liruar nga milicia e Brigadës Ebu Bekr el Siddik të komandës së përgjithshme të forcave të armatosura, dhe është transferuar në një lokalitet të panjohur të vendit.

Nëpërmjet një postimi në facebook, milicia ka njoftuar se i biri i Gheddafit është liruar të premten në darkë.

Ai ishte arrestuar në nëntorë të vitit 2011, i akuzuar për krime kundër njerëzimit gjatë tetë muajve të kryengritjes në vitin 2011. Saif al Islam Gheddafi është 44 vjeç dhe është i dyti nga tetë fëmijët e Geddaf-it.

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Ministri Andonovski: Venezuela të dëshmojë se ka pasur sulm hakerësh nga Maqedonia e Veriut në zgjedhjet e saj

Ministri Andonovski: Venezuela të dëshmojë se ka pasur sulm hakerësh nga Maqedonia e Veriut në zgjedhjet e saj