BENGAZI- Më shumë se 1000 persona të arrestuar janë arratisur nga një burg në Libi pas një revolte. Të burgosurit dolën jashtë kontrollit pas një revolte në burgun në Bengazi. Sipas shërbimit të sigurisë në këtë burg, pjesa më e madhe e të burgosurve ishin arrestuar për krime në grup.
"Ka pasur njjë protestë në burgun e Al-Kuifiya," tha një person në krye të shërbimeve të sigurisë në kushtet e anonimitetit, ndërsa shtoi "dhe në të njëjtën kohë ka patur edhe një sulm nga jashtë. Më shumë se 1,000 të burgosur kanë mundur të arratisen. Forcat speciale që kishin mbërritur, kishin marrë urdhër të mos hapnin zjarr mbi të burgosurit".
Bengazi ndodhet në lindje të vendit dhe në vitin 2011 ishte vendlindja e revoltës kundër liderit të asaj kohe Muamar Gadafit.
Arratisja e të burgosurve konfirmua nga kryeministri Ali Zeidan, i cili megjithatë, nuk ka saktësuar mënyrën se si ka ndodhur ngjarja.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com