LIBI-Trupat e pajetë të 70-të personave janë zbuluar ditën e djeshme në një plazh në perëndim të Tripolit, pas mbytjes së një anijeje.

Ndërkohë Kryqi i kuq Liban, njofton se ka ndërhyrë pas  alarmit që është dhënë nga banorët e zonës.

Ne  kemi ndërhyrë pas një alarmi të banorëve. Vullnetarët tanë kanë shkuar në një plazh rreth 45 kilometra në perëndim të Tripolit për nxjerrjen e rreth 70 trupave të emigrantëve”,  ka deklaruar organizata.

Sipas raportimeve të mediave lokale, banorët e zonës kishin dalluar një anije të braktisur  dhe disa trupa të pajetë emigrantësh, në plazh dhe kanë kërkuar menjëherë ndërhyrjen e Kryqit të Kuq.

Libia vazhdon të jetë ende një nga vendet e cila përdoret më së shumti si pikë nisjeje për emigracioni klandestin drejtë Evropës.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com