Një sasi armësh kimike që nga koha e regjimit të ish-diktatorit libian, Muamar Gedafi, që gjendeshin në provincat qendrore dhe jugore të vendit, janë tashmë në duart e milicisë kundërshtare me ushtrinë e rregullt egjiptiane, thanë burime ushtarake, të cituara nga website Asharq Al-Awsat, pjesë e gazetës autoritare panarabe me të njëjtin titull, me qendër në Londër.
"Sasia e marrë nuk dihet ende", saktëson e përditshmja filosaudite.
"Një zyrtar i lartë ushtarak libian, i cili kërkoi të mos identifikohej, tha se fatkeqësisht këto armë kimike gjenden në zona të njohura nga milicia, që ka marrë sasi të mëdha për t'i përdorur në luftë kundër ushtrinsë së rregullt egjiptiane", theksoi gazeta./ atsh/







