LIBI- Milicitë Libane kanë rrethuar aeroportin kombëtar të Tirpolit ditën e hënë, duke detyruar që fluturimet të devijojnë nga destinacioni duke shkuar në aeroportin kapital ushtarak, thonë zyrtarët e sigurisë.

Zyrtarët e sigurisë deklarojnë se ekipi i armatosur i quajtur Brigada al-Awfea nga qyteti Tarhouna, 80 kilometra në jug të Tripolit, kanë kërkuar lirimin e njërit prej liderëve të tyre, i cili sipas tyre është zhdukur natën e kaluar.

Situata në aeroport është shumë e tensionuar dhe tanket ushtarake kanë rrethuar ndërtesat. Ndërkohë askush nuk lejohet të kalojë nëpër ndërtesa, tha një nga zyrtarët që ka refuzuar të thotë emrin e tij.
 
(fj.di/shqiptarja.com)