Libi, nis sulmi i SHBA kundra ISIS
Kryeministri Serraj: Kërkova ndihmë

Libi, nis sulmi i SHBA kundra ISIS<br />Kryeministri Serraj: Kërkova ndihmë
SHBA rikthehet të bombardojnë Libinë që nga sulmet e fundit në vitin 2011 të cilat çuan në rënien e Gedafit.

Zyrtari i pentagonit Peter Cook konfirmon se objektivi është të goditet ISIS. Ndërhyrja ushtarake ka për qëllim që t’i ndalojë grupit ekstremist që të krijojë territore të sigurta të Libi.

Aksioni u ndërmorr pasi ishte vetë kryeministri i qeverisë Al Serraj i cili kishte kërkuar ndihmë nga SHBA për të goditur ISIS në Sirte.

“Kjo ndihmë ajrore do të jetë e limituar vetëm në zonat ku ISIS ka pushtetin në Sirte dhe zonat e saj periferike. Nuk do të ketë prezencë ushtarake amerikane në terren” u shpreh Serraj.

Rënia e Sirtem që ndodhet 450 km në lindje të kryeqytetit do të ishte një goditje për organizatën terroriste. Beteja për Sirte ka kushtuar jetën 280 ushtarëve pro qeveritar dhe janë plagosur më shumë se 1500 të tjerë.

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë