LIBI- Një ish-ministër në qeverinë e Muammar Gaddafit u dënua me vdekje nga një gjykatë për nxitje të dhunës kundër protestuesve gjatë kryengritjes që çoi në përmbysjen e diktatorit të Libisë në vitin 2011, bëri të ditur avokati i tij mbrojtës.
 
Ai tha se Gjykata e Lartë e Libisë duhet të konfirmoi vendimin për ish ministrin Ahmed Ibrahim.
 
Ibrahim ka mbajtur disa poste të larta duke përfshirë Ministrinë e Arsimit dhe Informacionit. Ai u arrestua nga luftëtarë rebelë të grupit Misratan në qytetin e lindjes së Gaddafit në Sirte, bastioni i fundit në luftën kundër diktatorit Muammar Gaddafi, i cili u kap dhe u vra në tetor 2011.
 
Pushtetarët e rinj të Libisë, të cilët synojnë të hartojnë një kushtetutë demokratike të këtij viti, janë të etur për tu treguar qytetareve se anëtarët e familjes së Gaddafit dhe besnikët e tij se ata që e ndihmuan i atë të qëndrojë në pushtet për 42 vjet po ndëshkohen.
 
Ndërsa aktivistët e të drejtave të njeriut janë të shqetësuar pasi procedurat ligjore nuk plotësojnë standardet ndërkombëtare.
 
Personi më i spikatur dhe që vazhdon të përballet me gjyqin për krime kundër njerëzimit është djali i Gaddafit, Saif al-Islam ku avokati i tij thotë se ai po përballet me një gjyq "krejtësisht të padrejtë".
 
Gjykata Ndërkombëtare Penale ka vendosur se Libia duhet të ekstradojë Gaddafin në Hagë. Por, Libia është duke sfiduar vendimin e saj duke refuzuar ta dorëzojë atë dhe duke këmbëngulur për një gjyq në vend.

Redaksia Online
(l.ç/e.s/shqiptarja.com)