LIBI - Një makinë bombë ka shpërthyer jashtë një stacioni të policisë në qytetin më të madh të Libisë, Bengazi ditën e djeshme.
Zyrtarët thanë se katër zyrtarë të policisë janë lënduar, në sulmin e fundit të një serie sulmesh ndaj zyrtarëve të sigurisë në Bengazi. Shpërthimi ka shkatërruar tri makina dhe ka dëmtuar stacionin e policisë dhe ndërtesat e afërta.
Qeveria e Libisë po lufton për të vënë në kontroll individët e armatosur dhe milicinë që ka fituar fuqi gjatë konfliktit të armatosur për rrëzimin e Muammar Gaddafit vitin e kaluar. Bengazi ka qenë vendlindja e revoltës.
Në Bengazi këtë vit janë shënuar disa sulme kundër të dërguarve ndërkombëtarë dhe ndërtesave zyrtare. Në muajin e kaluar, ambasadori amerikan Chris Stevens dhe tre amerikanë të tjerë u vranë nga një sulm me mortaja në konsullatën amerikane në Bengazi.
(eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com