LIBI- Njerëz të armatosur kanë hyrë me forcë në Parlamentin Libian duke detyruar deputetët të ndalojnë procesin e votimit për kryeministrin e ri të vendit.
 
Një zëdhënës i parlamentit tha për agjencinë e lajmeve ‘Reuters’ se disa persona mbetën të plagosur gjatë sulmit. Ai shtoi se njerëzit e armatosur ishin mbështetës të një prej kandidatëve humbës në zgjedhje.

Në fillim të këtij muaji Abdullah al-Thinni dha dorëheqjen pasi familja e tij u sulmua nga disa militantë. 

Në raundin e parë të zgjedhjeve të përgjithshme Ahmed Maiteeq fitoi përballë 7 kandidatë vet ë tjerë.
 
Parlamenti po votonte në raundin e dytë ku përball Maiteeq garonte Omar al-Hasi i cili u rendit i dyti, kur personat e armatosur hynë me forcë duke ndërprerë procesin e votimit

Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)