Libi: Okupohet aeroporti
i Tripolit, shtyhen zgjedhjet

Libi: Okupohet aeroporti <br />i Tripolit, shtyhen zgjedhjet
TRIPOLI - Avionë që ndryshojnë destinacion, tanke që rrethojnë ndërtesat dhe fluturime të anulluara. Në Tripoli milicët e brigadës al-Awfiya kanë marrë nën kontroll aeroportin, por pas një bisede me presidentin e Këshillit Kombëtar të Tranzicionit, Mustafa Abdel Jalil, kanë vendosur të ndërpresin protestën. Par disa orë kaosi, në aeroportin ndërkombëtar të Libisë po kthehet ngadalë normaliteti.

Milicët disa orë më parë kishin rrethuar aeroportin dhe okupuar pistën me mjetet e tyre të blinduara. Gjatë këtyre orëve të tensionuara ata kanë qëlluar edhe disa here me armë zjarri në ajër, duke plagosur lehtë një punonjës të aeroportit.

Gjatë orëve të okupimit, fluturimet në nisje nga aeroporti janë anulluar ndërsa ato që mbërrinin janë transferuar në aeroportin e Mitiga-s, që gjendet përgjatë brigjeve të Tripolit.

Milicët kërkonin lirimin e një prej liderëve të këtij grupi, Bouajila al-Habashi, me të cilin kanë humbur kontaktet ndërsa ai po shkonte drejt kryeqytetit për të takuar krerët e forcave të sigurisë së qeverisë. Qëllimi i kësaj vizite ishte dorëzimi në duart e ushtrisë zyrtare të disa tankeve por sipas disa burimeve ai është arrestuar ndërsa të tjerë thonë se është vrarë.

Ndërkohë, zgjedhjet për Asamblenë kushtetuese libike, fillimisht në program për më 19 qershor, janë shtyrë, “të paktën deri në javën e parë të korrikut”. Lajmi është bërë i ditur nga zv/presidenti i dorëhequr i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Libi.

(im/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre