Aeroporti i Tripolit është bllokuar për shkak të përleshjeve të dhunshme midis dy grupeve të armatosura, ndërsa kanë mbetur të paktën 11 të vdekur dhe 37 të plagosur.
/Shqiptarja.com
Mediat libiane dhe ato ndërkombëtare e raportojnë se trazirat filluan në agim, madje edhe me sulme artilerie, kur një grup njerëzish të armatosur u përpoqën të sulmonte burgun brenda aeroportit.
Përleshjet, sipas mediave lokale, përfshinë dy forca ushtarake të lidhura me qeverinë e Marrëveshjes Kombëtare Libiane dhe shkaktuan mbylljen e aeroportit ndërkombëtar “Tripoli Mitiga”.
Kreu i aviacionit civil libian, Nasseraldin Shaeb, njoftoi se të gjitha fluturimet në Tripoli janë kaluar në qytetin e Misratas.
Redaksia Online
A.Gj/Shqiptarja.com








