Libi, parlamenti dështon në miratimin
e qeverisë së unitetit kombëta

Parlamenti i njohur ndërkombëtarisht i Libisë dështoi në miratimin e një qeverie të unitetit kombëtar, të mbështetur edhe nga OKB-ja, si edhe hodhi poshtë një klauzolë të rëndësishme në marrëveshjen e paqes, thanë sot deputetë të ndryshëm libianë.

”Në vend të kësaj, parlamenti i kërkoi këshillit presidencial, i formuar muajin e kaluar nga anëtarë të dy asambleve rivale, që të krijonte një qeveri më të vogël”, tha deputeti i Bengazit, Abu Bakr Baira për rrjetin informativ libian, Libya HD.

Formimi i së propozuarës Qeveri e Marrëveshjes Kombëtare është çelësi për dhënien fund të konfliktit civil në Libi, që ka lënë vendin me dy parlamente dhe qeveri rivale, ndërkohë që po njeh edhe një zgjerim të pranisë së ISIS-it.

”Parlamenti, i cili e ka qendrën në qytetin skajor të lindjes së vendit, Tobruk, refuzoi edhe një klauzolë në marrëveshjen e paqes, që i jep këshillit presidencial komandën e forcave të armatosura”, tha Baira dhe deputetë të tjerë për median libiane

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Foto-Video/ Vrau 21-vjeçaren shtatzënë pasi dyshohej për vjedhje, ja pamjet e sulmit me armë nga polici i pandehur në SHBA