/ATSH-AFP/ - Një bombë shpërtheu në mesnatë pranë hyrjes së ambasadës së Marokut në Tripoli pa shkatuar viktima, njoftoi një burimi sigurisë libiane, disa orë pas një sulmi të armatosur para ambasadës së Koresë së Jugut.
"Disa automjete u dëmtuan nga shpërthimi i kësaj bombe të fshehur në një çantë", theksoi i njëjti burim.
Dëshmitarët treguan se kishin dëgjuar shpëthime të forta dhe se shtëpitë e tyre ishin lëkundur për disa sekonda.
Ambasada e Marokut, që ndodhej në lagjen Ben Achour në qendër të qytetit, nuk ishte e hapur.
Në rrjetin social "Twitter", mbështetës të grupit xhihadist të Shtetit Islamik konfirmuan se Shteti Islamik e kishte kryer këtë atentat.
Maroku pret që prej muajit mars një dialog mes përfaqësuesve të Parlamenteve rivale libiane nën drejtimin e të dërguarit të OKB-së, Bernardino Leon, i cili po përpiqet të arrijë një marrëvshje për njëqevri të unitetit kombëtar.