Libianët do të votojnë sot për 200 deputetët në parlament, me shpresën për t’i dhënë fund anarkisë që ka mbërthyer vendin që nga përmbysja e regjimit të Muhamar Gadafit, më 2011-ën.

Zgjedhjet janë caktuar një muaj më parë, pas pretendimeve të qeverisë aktuale se një gjeneral i vetëshpallur po organizonte një grusht shteti. Nga ana tjetër, vetë gjenerali Khalifa Hafter ka hedhur poshtë akuzat, duke nisur një ofensivë ushtarake kundër militantëve islamikë.

Kombet e Bashkuara i kanë përshkruar zgjedhjet e së mërkurës si një hap të rëndësishëm në tranzicionin e Libisë drejt një qeverisjeje të qëndrueshme demokratike.


Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)