TRIPOLI, 17 shkurt /ATSH-ANSA/ - Milicia filoislamike e operacionit të ashtuquajtur "Dawn" (agimi - shën. përkth.), thënë ndryshe Fajr Libya, që është de facto në pushtet në Tripoli, ka filluar sulme ajrore mbi aeroportin e Zintanit, qytet rival në jug të kryeqytetit, njoftoi televizioni "Al Arabiya".
Sipas mesias libiane, avionët gjuajtës bombarduan aeroportin përgjatë mesditës, në ndërkohë të uljes së një avioni të linjave të brendshme, që vinte nga Tobruku, nën kontrollin e qeverisë së njohur ndërkombëtarisht.
Si pasojë e këtij sulmi u anulua një fluturim për të transportuar qytetarë egjiptianë të bllokuar në perëndim të vendit./ a.jor.







