Libi, sulmi mbi konsullatën USA
u vra ambasadori, 4 funksionarë

Libi, sulmi mbi konsullatën USA<br />u vra ambasadori, 4 funksionarë
BENGASI - Ambasadori i SHBA-së në Libi, Christopher Stevens (në foto) dhe tre funksionarë të ambasadës humbën jetën në sulmin që iu bë selisë diplomatike në qytetin lindor të Libisë, Bengasi. Lajmi bëhet i ditur nga tv arab Al Xhazira, e cila shton se 35 zyrtarë të tjerë arritën të evakuoheshin. Sulmi u organizua nga një grup manifestuesish që protestonin kundër një filmi ku fliste mbi jetën e Muhametit dhe ishte prodhuar në SHBA. Protestuesit thonë se filmi i cili është publikuar në youtube ofendon myslimanët. Përleshjet nisën prej mbrëmjes së të martës (11 shtator), fillimisht në Kajro dhe më pas në Bengasi të Libisë.  Raportohet se në Bengasi vazhdojnë përleshjet.

“Vazhdojnë përleshjet e dhunshme mes ushtrisë libiane dhe personave të armatosur para konsullatës së SHBA-së”- raporton të ketë thënë një dëshmitar, për mediat ndërkombëtare. Rrugët tashmë janë të bllokuara nga forcat e sigurisë të cilët kanë rrethuar godinën.

GJATE NATES PROTESTUESIT SULMUAN KONSULLATAT USA NE LIBI E BENGASI
Në mëngjes u raportua se protestuesit kishin sulmuar gjatë natës konsullatat amerikane në Bengasi të Libisë dhe në Kajro të Egjiptit ku kishin hequr flamurin amerikan si dhe një shtetas amerikan kishte mbetur i vrarë, e disa të plagosur.

NE LIBI, DIGJET KONSULLATA DHE  VRITET ZYRTARI AMERIKAN
Në mëngjes në Libi u raportua se protestuesit i vunë flakën ndërtesës dhe në mëngjes u informua se ishte vrarë një pjesëtar i personelit amerikan dhe një tjetër shtetase amerikane u plagos. Raportohet se ka pasur edhe përleshje të rënda mes milicëve të armatosur dhe forcave të sigurisë jashtë ndërtesës. Pas sulmit zëvëndës ministri i brendshëm i Libisë Wanis al-Sharif i tha agjencisë së lajmeve AFP se një zyrtar amerikan u vra dhe një tjetër u plagos. Ndërkohë anëtarë të tjerë të stafit u evakuan dhe janë në vend të sigurtë. Zëdhënësi i Komitetit të Lartë të Sigurisë të Libisë Abdel-Monem Al-Hurr, tha se ndërtesa e konsullatës amerikane u gjuajt me raketë nga një fermë aty afër.

EGJIPT, PROTESTUESIT KAPERCYEN MURIN E KONSULLATES

Para se protestat të përshkallëzoheshin në Libi, shpërthyen fillimisht në Kajro të Egjiptit, të martën në mbrëmje. Dhjetëra protestues kaluan murin rrethues të konsullatës amerikane në Kajro dhe grisën flamurin amerikan, i cili ishte ulur në gjysmë shtizë në kujtim të 11 shtatorit, dhe në vend të tij vendosën flamurin islamik.

KLINTON: TE TRONDITUR NGA VRASJA

SHBA deklaroi sot në mëngjes se ka marrë masa për të mbrojtur qytetarët e saj në mbarë botën pas protestave të fuqishme që kanë shpërthyer në Egjipt dhe Libi, megjithatë i bën thirrje qytetarëve amerikanë të bëjnë kujdes. Sekretarja amerikane e shtetit Hilari Klinton duke konfirmuar vdekjen dhe të zyrtarëve amerikanë tha se ne jemi të tronditur nga kjo humbje e tmerrshme. Klinton tha se ajo dënon me forcë sulmin dhe pas ngjarjeve të mbrëmjes së të martës, qeveria e SHBA-së po punon me “vendet partnere në të gjithë botën të mbrojmë personelin tonë dhe misionin tonë dhe qytetarët amerikanë në të gjithë botën”.

FILMI QË NXITI DHUNËN

Quhet ''Innocence of Muslims'' (Pafajsia e myslymaneve) dhe është prodhurar nga një egjiptian i fesë së krishtere në SHBA. Traileri është konsideruar blasfemi. Pasi Profeti Muhamed nuk mund të paraqitet në imazh. Fillimisht protestuesit dogjën flamurin amerikan duke e zëvendesuar atë me flamurin egjiptian. Protestat që nisën mbrëmjen e së martës dhe vazhdojnë u organizuan nga lëvizja ''Islamic laë supporters''. Ata u ngritën te revoltuar dhe sulmuan ambasaden amerikane pasi degjuan per filmin qe ofendonte myslimanet.

PRECENDETI I 2005

Në 2005 shpërthyen protesta të fuqishme në botën arabe kur një e përditshme daneze vendosi të publikojë 12 karikatura ku protagonist ishte profeti Muhamed.


Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Mësuesi amerikan në Tiranë mbyt gruan, vret 2 qentë e var veten! Në një letër me shkrim dore ishte përshkruar çdo veprim i autorit

Mësuesi amerikan në Tiranë mbyt gruan, vret 2 qentë e var veten! Në një letër me shkrim dore ishte përshkruar çdo veprim i autorit