LIBI - Përleshje mes forcave të ushtrisë dhe militantëve ka pasur sot para parlamentit të Libisë.
 
Sipas mediave të Libisë deputetët janë larguar menjëherë nga godina pasi kanë dëgjuar të shtënat e para nga ana e militantëve që tentuan të pushtojnë Parlamentin.
 
Sipas dëshmitarëve sulmi është kryer nga anëtarët e ish-brigadës rebele Zintan, ndërkohë që zëdhënësi i një Gjenerali në pension, Khalifa Hafta, pohoi se ishin forcat e tij ato që kishin ndërmarrë sulmin.
 
Nga muaji mars në Libi janë ndërruar tre kryeministra, ndërkohë që kushtetuta e re që pas rrëzimit të Muamar Gadafit është ende e pashkruar.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)