Ekstremistët islamikë të ISIS kanë depërtuar në zemër të Libisë duke arritur deri në Sirte, një qytet 200 milje larg Italisë.
 
Ministri i jashtëm italian, Paolo Gentilioni ka bërë të ditur se situata e sigurisë po përkeqësohet duke paralamjmëruar se nëse ndërmjetësimi aktual i OKB-së dështon, ata janë të gatshëm të ndërhyjnë në kuadër të sigurisë ndërkombëtare.

Ndërsa ambasada italiane u ka bërë thirrje bashkatdhetarëve të tyre të lënë përkohësisht Libinë. Një ditë më parë, ISIS sulmoi 2 puse nafte në jugperëndim të vendit.
 
Xhihadistët e ISIS kanë vënë në shënjestër kohët e fundit kryeqytetin Tripoli dhe morën përgjegjësinë për sulmin kamikaz të 27 janarit në Corinthia ku mbetën të vrarë 5 të huaj.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)