Libia nuk pranon që të krijohen
kampe pritëse në territorin e saj
Rritja e fluksit të emigrantëve nga Libia shtyu ministrin e Brendshëm gjerman, Thomas De Maiziere, të propozojë një marrëveshje të modelit BE-Turqi edhe me Tripolin.
Rritja e fluksit të emigrantëve nga Libia shtyu ministrin e Brendshëm gjerman, Thomas De Maiziere, të propozojë një marrëveshje të modelit BE-Turqi edhe me Tripolin. Ai tha se mund të krijoheshin qendra pranimi në Afrikë. Por kryeministri i ri libian, Fayez al-Sarraj nxitoi të hidhte poshtë një mundësi të tillë. “Ne nuk do të pranojmë që BE-ja t’i kthejë emigrantët te ne. Europa duhet të gjejë një rrugë për t’i kthyer ata në vendlindje”, tha ai për gazeten gjermane “Ëelt am sontag”.
Ndërsa rindizet debati lidhur me zgjidhjen e krizës, tragjeditë në det vazhdojnë. Vetëm të dielën, “Gjysmëhëna e Kuqe” njoftoi gjetjen e 133 kufomave në qytetin e Suvaras, në brigjet libiane. Shumica e të mbyturve ishin femra, ndërsa 5 prej tyre fëmijë. Aktualisht, itinerari nga Afrika Veriore përmes Detit Mesdhe është më i përdoruri nga refugjatët që duan të hyjnë në Europë. Vetëm në 5 muajt e këtij viti, në Itali kanë arritur 366 anije të vogla e gomone me 47.940 vetë. Ndërkohë, numri i emigrantëve që udhëtojnë nga Turqia në Greqi, përmes Egjeut, ka rënë në 46 vetë në ditë, për shkak të mbylljes së itinerarit të Ballkanit.
Austria, vendi që këmbënguli për mbylljen e itinerarit, në bashkëpunim me vendet e Ballkanit kërkon të bllokojë tani edhe rrugët detare. Ministri i Jashtëm i Austrisë, Sebastian Kurz kërkon që BE-ja të marrë masa frikësuese për njerëzit që duan të vijnë përmes Mesdheut në Europë. Sipas tij, gomonet e ndaluara ose duhet të kthehen mbrapsht në vendin e origjinës, ose refugjatët të mbahen të izoluar në ishuj si Lesbosi. “Qindra e mijëra emigrantë që presin në Afrikën veriore duhet ta kuptojnë se, shpëtimi nga rreziku në det të hapur, nuk do të thotë patjetër një biletë për në Europën Qendrore”, thotë Kurz për gazetën austriake, “Die Presse”. BE-ja duhet ta bëjë të qartë se, “kush tenton të hyjë ilegalisht në Europë, e ka humbur aty të drejtën për azil”.
Redaksia online
a.n shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?
-
Mirë
44%
-
Keq
39.8%
-
Nuk e di
16.1%
Vota total: 1283
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ministria e Jashtme: Mbështesim përpjekjet e SHBA, Egjiptit dhe Katari për të arritur paqen mes Izraelit dhe Hamasit
9 Gusht, 21:06
-
Koalicioni 'Bashkë Fitojmë' bën ankimim në KAS dhe kërkon shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve në Himarë
9 Gusht, 20:55
-
Microsoft: Irani po intensifikon përpjekjet kibernetike për ndikim në zgjedhjet amerikane
9 Gusht, 20:44
-
Paris 2024/ Arrestohet mundësi egjiptian, akuzohet për ngacmim seksual
9 Gusht, 20:18
-
Brazil/ Rrëzohet avioni me 62 pasagjerë në bord në Sao Paolo, asnjë i mbijetuar! Momenti kur bie dhe merr flakë (VIDEO)
9 Gusht, 19:58
-
Deputeti i Albin Kurtit sulmon ambasadorin amerikan: Të rrijë në Ambasadë, nuk merr vesh ai
9 Gusht, 19:47
-
Ilir Yzeiri: Një W (dabëllju) e humbur në raportimin mediatik
9 Gusht, 19:33
-
‘Gërdeci’/ Biznesi i vdekjes: David Packouz rrëfen takimet me zyrtarë të lartë shqiptarë dhe Shkëlzen Berishën! Çfarë biseduan me Deliorgjin e Diverolin
9 Gusht, 19:30
-
E papritur/ Mundësi Chermen Valiev rikthehet në garë, dy ndeshje larg për t’i dhënë Shqipërisë medaljen e parë Olimpike
9 Gusht, 19:26
-
Autoritetet serbe presion shqiptarëve para protestës në Bujanovc, Shaip Kamberi: Përpjekje për të heshtur zërin tonë
9 Gusht, 19:25
-
SHBA-ja dhe Britania e Madhe vendosin sanksione të reja ndaj Bjellorusisë
9 Gusht, 19:18
-
Shpenzimet të papritura, 60% e familjeve shqiptare nuk i përballojnë! Shumica prej tyre, me arsim të ulët
9 Gusht, 19:17