LIBRA e Blushit zhgënjen
në Dardhë merr vetëm 8 vota

LIBRA e Blushit zhgënjen<br />në Dardhë merr vetëm 8 vota
Partia Socialiste ka korrur një fitore të merituar në qarkun e Korçës. PS, ka kryesor me vota që në hapjen e kutive të para, ndërkohë, ajo që u vu re ishte një ulje e ndjeshme votuesve të PD,në zonën e Pogradecit, Maliqit, Ersekës dhe qytetit të Korçës.

Partia LIBRA e Ben Blushit, që pritet të merte shumë vota në këtë qark,për shkak dhe të vendlindjes së Blushit, ka arritur të marrë vetëm 1772 vota. Mësohet se LIBRA ka marë vetëm 8 vota në fshatin Dardhë, aty ku Blushi ka shtëpinë e tij të pushimit.

Partia Demokratike ka arritur të marë vetëm katër deputetë në këtë qark. i gjithë procesi i numërit të kutive në KZAZ-të e këtij qarku, ka qënë i qetë. Nga 463 kuti votimi, deri në orën 21:15 janë numëruar 463 kuti votimi, ku PS ka arritur të numërojë 63521 vota, PD 42763 vota dhe LSI 18931.

Partia Socialiste ka marrë 6 deputetë, ku kanë fituar mandatin Niko Peleshi. Eduart Shalsi, Elisa Spiropali, Ilirian Pendavinji, Ilir Xhakolli,Edlira Bode. Ndërsa PD ka marrë 4 deputetë. Mandatin e kanë fituar profesoria e Historisë Valentina Duka, Ervin Salianji, inxhinjeri Hekuran Hoxhalli dhe Klevis Balliu, djali i botuesit Fahri Balliu, i cili kandidonte në Pogradec.

Në këtë qark edhe LSI ka marë mandatin e vetëm, ku deputet ka dalë Edmond Panariti. Në Pogradec ku ishte kandidat djali i Fahri Balliut, PD ka humbur thellë me PS, ku kjo parti ka arritur të marë 16622, ndërsa PD 9943. Ndërsa LSI ka numëruar vetëm 5950.

Ndërkohë në Devoll, PD ka kryesuar një fitore bindesëe në raport me dy partitë e tjera, duke nxjerë si deputet inxhinnjerin Hekuran Hoxhalli. Në 54 kuti votimi të Devollit, PD arriti të marë 8420 vota,PS 5776 dhe LSI 1567. Gjithashtu në Ersekë, PS ka arritur të marë një fitore bindëse, ndërkohë PD ka dalë forcë e tretë në këtë qytet, ku ka arritur të numërojë vetëm 1417 vota.

Zgjedhjet parlamentare në këtë qarkun e Korçës, kanë nisur duke rregjistruar një ngjarje të rëndë, pasi një efektiv i policisë së këtij qarku, ka vrarë vetën me armën e shërbimit.Po ashtu procesi i votimit gjatë 25 qershorit është shoqëruar më arrestimin e tre personave eksponentë të LSI, të akuzuar për blerje të votave. Përgjithësisht procesi i votimit në këtë qark. Ndërkohë humbësit dhe fituesit kanë uruar njëri-tjetrin.
 
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com 

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ ‘Darka e fundit’ në Olimpikë, organizatorët kërkojnë falje! Thyhet rekordi i Tokios, 191 atletë pjesë e LGBTQ

Paris 2024/ ‘Darka e fundit’ në Olimpikë, organizatorët kërkojnë falje! Thyhet rekordi i Tokios, 191 atletë pjesë e LGBTQ