Libra për të gjitha shkollat shqipe në SHBA, fillon shpërndarja e teksteve

Libra për të gjitha shkollat shqipe në SHBA, fillon shpërndarja e teksteve

Me fillimin e vitit të ri shkollor ka nisur shpërndarja e librave shqip në të gjitha shkollat shqipe në SHBA.

Ambasadorja e Shqipërisë në Shtetet e Bashkura të Amerikës, Floreta Luli-Faber ka qenë prezente në shpërndarjen e këtyre librave.

“Ambasada e Republikës së Shqipërisë, si çdo vit tashmë, filloi fushatën e shpëndarjes së librave shqip në të gjitha shkollat shqipe në SHBA, si Masaçustes, Florida, Miçigan, Nju Xhersi, Nju Jork, Konektikat, Filadelfia, Teksas, Çikago etj”, bën të ditur ambasada shqiptare në SHBA

“Kjo fushatë e mbyll rrugëtimin e saj të dielën, më 22 shtator, në një ceremoni të veçantë në shkollën “Children of the Eagle” në Nju Roshell me pjesëmarrjen e Ministrit në Detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj”, thekson ambasada. /ATA

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë