Librat e humbur të Konicës, Alibali
ia kthen Bibliotekës Kombëtare /Foto

Librat e humbur të Konicës, Alibali<br />ia kthen Bibliotekës Kombëtare /Foto
Biblioteka e Faik Konicës, që ende konsiderohet e humbur, numëron rreth 2000 tituj. Disa nga librat e tij janë gjetur në SHBA falë pasionit, punës kërkimore shumëvjeçare të studiuesit Agron Alibali.

Kolekionisti i sjell në Tiranë në përgjigje të amanetit të vetë Konicës për t’ia besuar Bibliotekës Kombëtare. Janë disa nga librat e ccmuar të tij si: “Popolo, lingua e letteratura albanese” e Gaetano Petrotës, edicioni luksoz i “Lahutës së Malcis” dhuruar po me dedikim latinisht nga vetë Gjergj Fishta, i shndërrojnë këto libra në bartës afektesh të shumëfishta, të cilave u shtohen edhe ato të bashkohësisë sonë.

Librat e humbur të Konicës

Librat e gjetur prej bibliotekës së Konicës bartin etiketën e famshme “Ex Libris” dhe autografe dedikuese të autorëve për vetë Konicën, të cilat janë edhe një e veçantë identifikuese e kësaj biblioteke të famshme. Studiuesi Agron Alibali u shpreh se “librat ishin një ndër pasionet dhe dashuritë e Konicës. Biblioteka e Konicës, pas vdekjes së tij, u ruajt në Katedralen e Shën Gjergjit në Boston, deri në vitin 1965. Më pas, gjurmët e saj humbën, dhe kjo bibliotekë ende konsiderohet e humbur”.

Librat e humbur të Konicës

Duke kujtuar rrugëtimin e punës së tij kërkimore zt. Alibali u shpreh se “në vitin 2004 pata rastin të identifikoj në zyrat e shoqatës “Vatra” në New York librin e parë të humbur të bibliotekës së Faik Konisë, botimin e studiuesit arbëresh Gaetano Petrotës.

Më pas, kjo këmbëngulje më çoi në zbulimin e tre librave, në fondin e librave të familjes Panariti, të cilët mbartin edhe vlera historike pasi bashkojnë Fishtën, Asdrenin, Lef Nosin, Magaret Hascluck, Mahir Domin, si dhe shumë personalitete të tjera”.

Librat e humbur të Konicës

Studiuesi Agron Alibali së shpejti do të botojë edhe një monografi për Faik Konicën, mbështetur edhe në arkivën e tij diplomatike të zbuluar para disa kohësh në Itali.

Prezantimi për herë të parë të këtyre librave të çmuar u shoqërua edhe me ekspozimin e një pjese modeste të fondit arkivor të BKSH-së, të gazetës “Albania”, letërkëmbimit të Faik Konicës me at Shtjefën Gjeçovit si dhe botime të disa prej vepra të tij.

Librat e humbur të Konicës

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Kërkohet titulli pas 23 vitesh, Thomas Brdaric: Vllaznia kërkon finalen, gati të shpallemi kampion

Kërkohet titulli pas 23 vitesh, Thomas Brdaric: Vllaznia kërkon finalen, gati të shpallemi kampion