Librat e rinj/ Tekstet deri në 
10% më shtrenjtë vitin e ardhshëm

Librat e rinj/ Tekstet deri në <br />10% më shtrenjtë vitin e ardhshëm
TIRANË - Çmimet e librave shkollorë nuk duhet të jenë 10% më të shtrenjta se çmimet e aplikuara gjatë këtij viti akademik. Ky ka qenë kushti kryesor që i ka vendosur Ministria e Arsimit të gjitha shtëpive botuese që do të futen në konkurs.

Konkursi
Ministria e Arsimit ka shpallur konkursin për botimin e teksteve të reja të cilat do të përdoren kryesisht nga nxënësit e klasave të dyta dhe ato të shtata për vitin e ardhshëm. Kjo si nevojë e ndryshimit të kurrikulës këtë vit për klasat e para dhe të gjashta. Për këtë arsye janë 21 tekste të reja të cilat janë shpallur për botim sipas kushteve të përcaktuara nga MAS. Por ajo që duhet të kenë parasysh shtëpitë botuese është se një pjesë e teksteve janë përkthime nga “Oxford” dhe duhet të përshtaten për nxënësit shqiptare.

“Nisur nga plotësimi i kritereve mbi përshtatshmërinë e programeve tona me tekstet e huaja, tekstet shkollore: Matematikë 2, Dituri natyre 2,Matematikë 7, Fizikë 7 dhe Biologji 7, të jenë përkthim i teksteve shkollore të shtëpive botuese "Oxford University Press", "Pearson" dhe Cambridge, dokumentuar me kontratë paraprake të lidhur mes subjekteve. Me lejen paraprake përkatëse nga botuesi i huaj, përkthimet mund të përshtaten në realitetin shqiptar për elementet që i përkasin realitetit të huaj. Formati fizik i tekstit të paraqitur duhet të jetë i njëjtë me tekstin origjinal” thuhet në udhëzimin e Ministrisë së Arsimit

Çmimet
Çmimet e teksteve shkollore nuk duhet të rriten më tepër se 10% në krahasim me vitin e kaluar akademik. Ky është kushti që u përcakton Ministria e Arsimit të gjitha shtëpive botuese të cilat do të hyjnë në konkurs për botimin e teksteve të reja. “Çmimi mesatar aritmetik ose çmimi tavan të përllogaritet si shumatore e çmimeve të propozuara nga botuesit/distributoret për çdo titull teksti fitues, pjesëtuar me numrin e alternativave fituese për këtë titull.

Çmimi tavan të aplikohet për ato tekste për të cilat çmimi i propozuar nga subjekti e tejkalon çmimin tavan, ndërsa për tekstet e ofruara me çmim poshtë çmimit tavan, si çmim i shitjes me pakicë të vendoset ai i propozuar nga botuesi/distributori” thuhet në udhëzimin e Ministrisë së Arsimit. Kështu nëse tre shtëpi botuese  do të ofrojnë çmime të ndryshme, çmimi real i librit do të jetë mesatarja e përbashkët e këtyre tre çmimeve të propozuara. “Çmimi përfundimtar i teksteve të miratuara të mos tejkalojë marzhin maksimal prej l0% mbi çmimin e tekstit analog të aplikuar në vitin e mëparshëm” përcakton udhëzimi i Ministrisë së Arsimit.

Shpërndarja
Shpërndarja dhe shitja e teksteve të reja shkollore do të bëhet nga njësitë tregtare të shitjes së librave apo pika të tjera shitjeje pranë shkollave nga subjekte të licencuara. Ky është një nga kushtet që ka përcaktuar Ministria e Arsimit për shpërndarjen e teksteve shkollore në të gjitha shkollat e vendit. Po kështu vetë shkolla mund të verë në dispozicion të shpërndarësve dhe shitësve të librave ambiente ose klasa në dispozicion për shpërndarjen e teksteve shkollore.

“Shkolla mund të verë falas në dispozicion të personave të ngarkuar nga shpërndarësit e teksteve një ose dy klasa të sigurta për shitjen e teksteve shkollore me hologramën e MAS-it” thuhet në Udhëzim. Kurse subjektet e licencuara për shitjen e teksteve shkollore nuk u lejohet të shesin në shkollë libra që nuk i përkasin katalogut të teksteve shkollore të vitit akademik.

dokumenta arsimi

Konkursi për tekstet :
Gjuha Shqipe 2
Matematika 2
Dituri Natyre 2
Edukim për shoqërinë 2
Gjuha shqipe 7
Matematika 7
Fizika 7
Biologjia 7
Qytetaria 7
Historia7
Gjeografia 7
Muzika 7
Arti pamor 7
Gjuhë angleze  e Idhe II kl 7
Gjuhë frënge e Idhe II kl 7
Gjuhë italiane e Idhe II kl 7
Gjuhë Gjermane e Idhe II kl 7


Redaksia Online
(E.Ç./shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Chelsea fiton me katër gola, tri pikë edhe për Fiorentinën! Në Gjermani gjykojnë arbitrat nga Shqipëria

Conference League/ Chelsea fiton me katër gola, tri pikë edhe për Fiorentinën! Në Gjermani gjykojnë arbitrat nga Shqipëria