Kryetari i PD, Lulzim Basha deklaron se qeverisë i duhen vetëm 8 milionë euro nga buxheti për të përballuar faturën për librat falas për të gjithë nxënësit deri në klasën e 9-të, por sipas tij një gjë të tillë e pengon luksi dhe korrupsioni i Ramës me bandën e hajdutëve.
Lluksi dhe korrupsioni i Ramës me bandën e hajdutëve në qeveri është arsyeja e vërtetë pse nuk ka libra falas për të gjithë nxënësit.
Statusi i Lulzim Bashës
Basha akuzon se Rama gënjen kur thotë se nuk ka mundësi për të siguruar librat falas për të gjithë nxënësit, pasi sipas tij kushtojnë vetëm 8 milionë euro në buxhet, ndërsa kryeministri shtoi ai, ka blerë 10 mln euro makina. Këtë vit librat falas janë nga klasa e parë deri te e katërta, ndërsa brenda mandatit Rama ka premtuar se do të jepen deri në klasën e nëntë.