Librat, PD i përgjigjet Nikollës:
Shpërndarjen e çmimet i vendose ti

Librat, PD i përgjigjet Nikollës:<br />Shpërndarjen e çmimet i vendose ti
Deputeti i Partisë Demokratike, Luciano Boçi akuzon Lindita Nikollën dhe Ramën për sistem klientelist të shpërndarjes së librave.
 
Sipas PD, të gjitha procedurat e hartimit, shpërndarjes dhe vendosjes së çmimit për tekstet shkollore edhe këtë vit si çdo vit tjetër janë kryer nga Ministrja Nikolla.
 
Për shkak të indiferencës së saj ndaj interesit publik e paaftësisë së saj dhe stafit të saj, të gjitha këto procedura janë bërë me vonesë dhe në mënyrë amatore, çfarë ka sjellë mungesë tekstesh, sistem klientelist shpërndarjeje me pak pika, çmime të rritura, dhe në shumë raste tekste me cilësi të dobët” deklaron Boçi.
 
Ndërkohë që PD vijon që të theksojë propozimin që librat të jenë falas për arsimin fillor.
 
Prioriteti i qeverisë duhet të jetë mbështetja e arsimit fillor, duke ofruar falas tekstet shkollore.
 
Qëndrimi i ministres dhe shefit të saj ka qënë po ashtu i qartë: prioriteti kanë qënë rindërtimi i fasadës së ministrisë dhe blerja e kolltuqeve luksoze për zyra, për të cilat kanë harxhuar miliona euro
” deklaron ai.
 
Reagimi i Boçit erdhi, pas dje Lindita Nikolla reagoi pas akuzave të kreut të opozitës, Lulzim Basha në lidhje me shpërndarjen e teksteve mësimore.
 
Nikolla i kujtoi kreut të opozitës së dikasterin prej tre muajsh e ka drejtuar e zgjedhura e tij, si edhe kërkoi takim me të, për të dëgjuar idetë e Bashës për Arsimin.

Ditët e fundit në kryeqytet janë vërejtur radhë në shpërndarjen e librave në disa pika. Viti i ri shkollor nis në datë 11 shtator. 
 
Deklarata e plotë
Partia Demokratike ka përcjellë këto ditë shqetësimin e mijëra familjeve, veçanërisht atyre me të ardhura të pakta, për çmimet e rritura të teksteve shkollore të arsimit të detyrueshëm dhe sistemin klientelist të shpërndarjes së tyre. Përgjigjja e Ministres së Arsimit Nikolla për këtë shqetësim ishte jo vetëm arrogante, por edhe dëshmi e injorancës së saj mbi përgjegjësinë e detyrës që ushtron.
 
Të gjitha procedurat e hartimit, shpërndarjes dhe vendosjes së çmimit për tekstet shkollore edhe këtë vit si çdo vit tjetër janë kryer nga Ministrja Nikolla. Për shkak të indiferencës së saj ndaj interesit publik e paaftësisë së saj dhe stafit të saj, të gjitha këto procedura janë bërë me vonesë dhe në mënyrë amatore, çfarë ka sjellë mungesë tekstesh, sistem klientelist shpërndarjeje me pak pika, çmime të rritura, dhe në shumë raste tekste me cilësi të dobët.
 
Qëndrimi ynë për këtë çështje është i thjeshtë: prioriteti i qeverisë duhet të jetë mbështetja e arsimit fillor, duke ofruar falas tekstet shkollore. Qëndrimi i ministres dhe shefit të saj ka qënë po ashtu i qartë: prioriteti kanë qënë rindërtimi i fasadës së ministrisë dhe blerja e kolltuqeve luksoze për zyra, për të cilat kanë harxhuar miliona euro.
 
Nëse, siç shprehet, Ministrja është e gatshme të përmirësohet, le ta fillojë reflektimin duke lënë kolltukun e zyrës për të takuar prindërit. I gjen ata në rradhët e gjatë, në mes të vapës, duke harxhuar kursimet e mbledhura me mund për diçka që duhet të ishte falas.
 
E ardhmja e vendit kërkon që qeveria të ketë prioritet librin dhe jo kolltukun. Hapi i parë për këtë gjë është propozimi ynë për tekste falas për të gjithë fëmijët në arsimin e detyrueshëm.



dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Vuani nga diabeti? Ja 6 frutat që ju ndalohen kategorikisht dhe 4 të tjerat që duhet t’i konsumoni

Vuani nga diabeti? Ja 6 frutat që ju ndalohen kategorikisht dhe 4 të tjerat që duhet t’i konsumoni