Kujtojmë që pak vite më parë, gazetarja e njohur B.Budini hodhi në treg librin me titull “Edi Rama, politikani populist Star”, ku analizohet portreti i një politikani të njohur për stilin ekstravagant të të bërit politikë.
Edi Rama e ka bërë gjithmonë elektoratin për vete, që e ka konfirmuar me qenien e tij disa herë në pushtet dhe rezistencën aktuale në krye të PS-së, forcës më të madhe opozitare në vend.
Duke qenë se rasti i politikanit Rama bëhet objekt shkrimesh mediatike që shoqërohet me shfaqjen e gjithëpranishme të tij, ka pasur një mungesë dëshire nga Partia Demokratike për mos t’ia njohur punët e mira.
Libri “Ramafobia” ndriçon pikërisht këtë anë medaljes; përpjekjet e Partisë Demokratike për të nxjerrë nga skena këtë rival të madh, me një lojë jo të pastër politike, duke përdorur mediat dhe gazetarët militantë për të denigruar njeriun-Rama.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print)16.06.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)