Një 26-vjeçar u arrestua sot nga Policia e Librazhdit, pasi goditi një të mitur. 


Në pranga është vënë Erdis Doda, banues në Librazhd, i cili ka gjoditur 17 vjeçarin M.M, banues në të njëjtin qytetin. Burime zyrtare nga polica njoftuan se i plagosuri është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta. 


Mbi 26-vjeçarit rëndojnë akuzat për veprat penale, “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Prishja e qetësisë publike”.
 
Redaksia Online