Librazhd, Balla: Kemi zgjidhur problemin e ujit të pijshëm dhe djegien e mbetjeve urbane! PD s'do i pranojë kurrë punët e mira

Drejtuesi politik i PS për qarkun e Elbasanit, Taulant Balla tha se falë investimeve që janë bërë në këto 8 vite banorët e komunës Qendrës në Librazhd nuk vuajnë më problemin e djegieve të mbetjeve urbane që ishte rrezik për shëndetin e tyre dhe as problemin e ujit të pijshëm. Këto deklarata, Balla i bëri gjatë takimit me banorët e komunës Qendrës, ku u premtoi se investimet do të vijojnë pë këtë zonë.

Librazhd-Qendra konsumonte ujë të pijshëm që ishte i dëmshëm për shëndetin. Nuk rrihej në Librazhd-Qendër nëse do vazhdohej të digjeshin plehrat aty. Nuk mund të ishte fusha e plehrave në krye të fshatit. Falë investimit të qeverisë në Elbasan, të gjitha mbetjet e qytetit të Librazhdit transportohen dhe çohen në Elbasan”, tha Balla.

Balla ironizoi edhe kreun e PD, Lulzim Bashën, i cili sipas tij asnjëherë nuk do të pranojë punët e mira që po bën PS.

“Kur fola për ujin, këtu Partia Demokratike thoshte po e merr Taulanti ujin dhe po e çon në Labinot. Si thoshte Jozefina, Luli të gënjen kur e pyet sa është ora jo mos të gënjejë për punët e mira që po bëhen”, u shpreh numri dy i PS.

Balla përmendi edhe investimet që ka bërë PS në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike si edhe investimet në rrugë.

“Nuk ka vënë PS qoftë edhe një gozhdë në Librazhd-Qendër. Kjo është një betejë për të ndarë përfundimisht Shqipërinë nga 30 vite tranzicion, nga kjo politikë e mbrapshtë që nuk mund të hedhin baltë mbi ata që punojnë. Jam i gatshëm të përballem me demokratin më të paepur të Librazhdit dhe të më thotë kur Librazhdi ka marrë më shumë investime se në këtë 8-vjeçar. Ndaj na duhet ky mandat i ri, jo vetëm për rrugën e Librazhd-Qendrës, por për të çuar përpara investime të tjera. Këto janë zgjedhjet më të rëndësishme në 30 vite”, tha Balla.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?