Librazhd- Një 18-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Librazhdit.
I riu dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd ndaluan me iniciativë shtetasin A. V., 18 vjeç, për veprën penale "Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur", pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur”, njoftoi sot policia.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Komente











