Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Librazhd-Elbasan. Një furgon me pasagjerë ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurat mbrojtëse.
Burime për Report Tv, bëjnë me dije se nga aksidenti ka 9 të plagosur. Mësohet se të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën.
Pamje nga vendi i ngjarjes
Për fat të mirë, furgoni nuk ka rënë në rrjedhën e lumit Shkumbin, që kalon paralelisht me rrugën kombëtare. Ende nuk qartësuar rrethanat e aksidentit por dyshohet se shkak janë reshjet e shiut.
Njoftimi i plotë:
Në aksin rrugor Elbasan- Librazhd, në vendi e quajtur “Ura e Murrashit”, mjeti mikro autobuz me targa AA 279 UO, me drejtues shtetasin B.D., 54 vjeç, banues në Kuçovë, është përplasur me mjetin tip "Land Rover" me targa DR 3997 F me drejtues shtetasin A.N. 35 vjeç, banues në Durrës. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar 9 pasagjerë të dy mjeteve të cilët janë dërguar në spitalin e Librazhdit dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.
Hahahahahah bajgëri e gjallë!
Përgjigju