LIBRAZHD-Një i sëmurë, i izoluar nga dëbora, apelon për ndihmë.

Mesditën e sotme, ka apeluar për ndihmë një i sëmurë i moshuar nga fshati Letëm i Njësisë Administrative Lunik. I moshuari ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Lagjja në të cilën banon i sëmuri është izoluar nga dëbora ku trashësia e saj ka arritur mbi një metër.

Autoritetet e pushtetit vendor, me ndihmën e një subjekti privat po hapin rrugën automobilistike me fadromë në mënyrë që në kohë urgjent, Hysni Shuli të transportohet për në Tiranë.

 

d.gj/ Shqiptarja.com