LIBRAZHD - Është shoqëruar me incidente numërimi i kutive të fundit të votimit në KZAZ nr 53 në Librazhd. Ndërsa kishin mbetur edhe 12 kuti të panumëruara, situata u tensionua pasi komisionerët e djathtë kërkonin ndërprerje të procesit çdo 10 minuta.
Po ashtu, tensioni u rrit në momentin kur në ambjentet e KZAZ-së mbërriti kandidati për deputet të Partisë Demokratike, Luçiano Boçi. Ky fakt ka irrituar komisionerët e PS dhe LSI, të cilët i kanë kërkuar kandidatit Boçi që të largohet nga qendra e numërimit sepse sipas tyre, prania e tij ndikonte në vijueshmërinë normale të numërimit të votave.
Ky i fundit nuk e ka marrë parasysh kërkesën e komisionerëve të majtë, duke bërë që kandidati për deputet i PS-së, Taulant Balla të konfrontohet fizikisht me kandidatin Boçi. U desh ndërhyrja e policisë për të normalizuar situatën, ndërsa procesi i numërimit u ndërpre deri në orën 2 pas mesnate.
Numërimi i votave përfundoi mëngjesin e sotëm rreth orës 7 e 30 minuta. Aleanca e majtë fitoi në rrethin e Librazhdit me 16436, LSI 7763, ndërsa PD 8673.
Redaksia Online
(sf/by/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com