Një aksident rrugor ka ndodhur paraditen e sotme në Librazhd, ku është përfshirë një automjet i blinduar që transportonte para. 

Burimet rajonale të policisë bëjnë me dije se mjeti që është aksidentuar ishte i liçencuar për transportin e parave.

Mësohet se ai ka dalë nga rruga dhe është përmbysur. Për pasojë, një person ka mbetur i lënduar.

Shkak për aksidentin dyshohet të jetë bërë shpejtësia tej normave të lejuara.