Librazhd, një minorene
tenton t’i japë fund jetës

Librazhd,  një minorene <br />tenton t’i japë fund jetës
LIBRAZHD- Një 13-vjeçare nga fshati Librazhd - Katund ka tentuar të vetëvritet paraditen e së shtunës duke pirë një sasi ilaçesh.
Mësohet se vajza është dërguar në gjendje të rëndë në Spitalin Kirurgjik të Elbasanit dhe me ndërhyrjen e personelit gjendja u stabilizua.
Nëna e saj, e shokuar nga akti i së bijës thotë se vajza e saj nuk kishte arsye për të ndërmarë një veprim të tillë fatal. Adoleshentja 13-vjeçare ka pirë ilaçet e tezes së saj që vuante nga zemra, dhe kjo sipas mjekëve ka qenë arsyeja e toksikimit të saj. Ata konstatuan një gjendje të rënduar psikike dhe emocionale gjë që sipas tyre e ka shtyrë të kalojë në depresion. Sipas shokëve vajza kohët e fundit ishte shfaqur më e tërhequr duke preferuar të qëndrojë e vetme.

(aq/gazetaidea/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Po drejtonte trajlerin e ngarkuar me krom, humb jetën 37-vjeçari në Kalimash

Po drejtonte trajlerin e ngarkuar me krom, humb jetën 37-vjeçari në Kalimash