LIBRAZHD - Nxënësit e ciklit fillor në fshatin Mënik të Komunës Qukës në Librazhd zhvillojnë mësim në natyrë. Godina e shkollës është jashtë çdo lloj standardi dhe e bën të pamundur ecurinë normale të procesit të mësimdhënies.

Energjia elektrike, mjetet didaktike dhe ngrohja mungojnë prej vitesh në këtë shkollë. Për të ndjekur mësimin rregullisht, nxënësit duhet të udhëtojnë disa kilometra, në një rrugë të amortizuar dhe në ditët me reshje ata e braktisin mësimin pasi rruga është e pakalueshme.


Deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla, ndoqi nga afër situatën në këtë shkollë ndërsa kritikoi qeverinë Berisha për braktisjen e politikave arsimore. Sipas Ballës, kryeministri i Shqipërisë flet për një Shqipëri dixhitale, në një kohë kur nxënësit nuk kanë një shkollë për të marrë dije si gjithë të tjerët.

(Gre.M/Shqiptarja.com)