Librazhd, plagjiaturë memorialit
të poetëve të vrarë nga diktatura
Memoriali në origjinal ka pasur një rrjedhje të zhurmshme uji poshtë basenit të tij që imitonte vetë rrjedhjen e Shkumbimit. Drejtuesit dhe nëpunësit në bashkinë e Librazhdit, kanë bërë një plagjiaturë të pahijshme, në mes të basenit të ujit ngrenë një shatërvan dhe për këtë nuk kanë marrë as mendimin e autorit, as mendimin e specialistëve të artit.
LIBRAZHD - Memoriali i dy poetëve të pushkatuar nga diktatura komuniste, që ka autor Sadik Spahinë, është bastarduar nga forma fillestare. Ai u ngrit më 30 qershor 2006. Memoriali në origjinal ka pasur një rrjedhje të zhurmshme uji poshtë basenit të tij që imitonte vetë rrjedhjen e Shkumbimit.
Ky është edhe koncepti artistik e kompozicional i autorit Sadik Spahija, brenda të cilit mbarten mesazhet që lidhen me jetën dhe fatin e autorëve. Megjithatë drejtuesit dhe nëpunësit e në bashkinë e Librazhdit, shfaqin një injorancë të thellë në konceptim e veprave dhe arteve bashkëkohore, duke i bërë një plagjiaturë të pahijshme, në mes të basenit të ujit ngrenë një shatërvan dhe për këtë nuk kanë marrë as mendimin e autorit, as mendimin e specialistëve të artit.
“Në konceptin tim artistik unë poetët i kam vendosur në tokë pranë lumit të Shkumbinit që të ngjajnë si dy gurë të fortë të Shkumbinit, të cilët nuk treten kurrë nga ky lumë. I kam gdhendur portretet e tyre si dy gurë që kujtesa njerëzore duhet t’i zgjojë, ashtu siç zgjon jetën zhaurima e lumit Shkumbin”, tha për Shqiptarja.com, autori i memorialit Spahija. “Shatërvani është pa lidhje”, thotë skulptori, duke shtuar se nuk është pyetur për këtë ndërhyrje.
Përjetësimi i dy figurave të nderuara të Librazhdit me anë të një memoriali është bërë përgjatë Bulevardit të Librazhdit në një sipërfaqe dhjetë metra të gjatë dhe pesë metra të gjerë, në mes të një baseni uji që është konceptuar nga autori si rrjedha ujit të lumit në anën e poshtme të basenit, aty janë vendosur dy buste që tregojnë dhimbjen e krenarinë e poetëve. Ky memorial ka kushtuar 7 milion lekë.
(aq/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
48%
-
Jo
38.6%
-
Nuk e di
13.3%
Vota total: 2175
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kupa e Shqipërisë si shpëtim, Magani: Te Tirana ka presion të madh, mos përsërisim gabimet
14 Janar, 10:16
-
Goditet evazioni fiskal në ‘Buzi Sport’, s’deklaroi 3.7 mln € të ardhura! Në kërkim administratori, kontrolle në 8 pikat dhe një shoqëri fiskalizimi
14 Janar, 10:14
-
Gripi Shpendëve zgjeron hartën, zbulohet një vatër e re në Gjirokastër! Mbi 20 pula janë groposur
14 Janar, 10:11
-
GOLAT/ Monza trondit Fiorentinën, e mposht 2-1 dhe i bën nder Milanit
14 Janar, 09:53
-
Tiranë/ Kishte përshtatur lokalin për të luajtur ‘Poker’, arrestohet 31-vjeçari, 11 të tjerë nën hetim
14 Janar, 09:45
-
Superliga i lë vendin Kupës së Shqipërisë, sot dy duele! Agjenda e mesjavës
14 Janar, 09:34
-
Ministri gjerman i Mbrojtjes: Aleatët e mëdhej europianë do të zbatojnë me shpejtësi objektivat e reja të NATO-s
14 Janar, 09:32
-
Vrasja e Kristian Markut, policia bastis banesën e familjarëve të Kastriot Reçit, 4 të shoqëruarit mohojnë të kenë lidhje me vrasjen
14 Janar, 09:31
-
Durrës/ 1 mijë ton naftë kontrabandë kapet brenda 24 orësh në Porto Romano! Erdhi nga Tunizia me dy anije! Në kërkim 4 organizatorët, arrestohet ekuipazhi (EMRI + VIDEO)
14 Janar, 09:12
-
DETAJET/ Si u vra Kristian Marku, autorët i zunë pritë në Novoselë, 3 plumba e kapën e në trup
14 Janar, 09:10
-
Moti i keq, përmirësohet situata në Lezhë! Rikthehet energjia elektrike dhe rinis procesi mësimor
14 Janar, 09:09
-
Giro d’Italia nis nga Shqipëria, yje si Carapaz, Rogliç dhe Van Aert konfirmojnë pjesëmarrjen
14 Janar, 09:05